Euro 2024: Fakt interesant që e bën Anglinë sonte favorite ndaj Holandës
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e fundit e Kampionatit Evropian Euro 2024.

Kombëtarja e Holandës dhe ajo e Anglisë do të përballen sonte me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Signal Iduna Park”, për të siguruar biletën e fundit drejt finales së Euro 2024, raporton KosovaPress.

Përballja e fundit mes Holandës dhe Anglisë daton në muajin qershor të vitit 2019, ku asokohe “Tulipanët” shënuan fitore 3:1.

Të dy kombëtaret janë takuar gjithsej 22 herë mes vete, ku Holanda ka shtatë fitore, Anglia gjashtë sosh, ndërsa në nëntë ndeshje nuk ka pasur fitues.

Fakt interesant, që e bën sonte Anglinë favorite, është që Holanda ka humbur secilën nga tre gjysmëfinalet e saj në Evropian që nga fitimi i turneut në vitin 1988.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024