Euro 2024: Anglia eliminon Zvicrën, ky është lojtari i ndeshjes
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Anglisë e siguroi sonte biletën drejt gjysmëfinales së Kampionatit Evropian Euro 2024.

“Tre Luanët” e eliminuan Zvicrën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me ndihmën e penalltive 5:3, raporton KosovaPress.

E lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh ylli i Arsenalit, Bukayo Saka. Ai luajti tërë ndeshjen duke shënuar një gol në kohën e rregullt, dhe golin në penallti, ndërsa kishte tri tentime gjatë ndeshjes për gol.

Saka regjistroi shpejtësi maksimale prej 30.9 km/h ndërsa mbuloi një distancë prej 13.3 kilometrave në fushë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024