Shefi i EULEX-it në Kosovë, Pietro Barbano, ka deklaruar se Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in si dhe EULEX-in janë duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë në katër komunat veriore, në qendrat e votimit ku po mbahen zgjedhjet për votim ndaj kryetarëve.
“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në 4 komunat ku po zhvillohet votimi për tërheqjen e kryetarëve”, ka shkruar Barbano në X.
In coordination with KP and KFOR, #EULEX is monitoring the overall security situation around the polling stations in the 4 municipalities wherein the vote on the recall of mayors is taking place.
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) April 21, 2024
Ndërkaq, në referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat të banuara me shumicë serbe gjer në ora 15:00 kanë votuar 203 qytetarë “për ose kundër”, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Qendroz Zgjedhor, Valmir Elezi, në konferencën e tretë për media gjatë ditës së sotme.