EUFOR nis stërvitjet ushtarake në Bosnje, sjell rezervë strategjike
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ushtarë shtesë nga vendet e BE-së nga java e ardhshme do të vendosen në Bosnje dhe Hercegovinë, konfirmoi sot komandanti i forcave paqeruajtëse të BE-së, EUFOR, gjenerali Laszlo Sticz, duke shtuar se këto janë aktivitete të planifikuara më parë që synojnë ruajtjen e një mjedisi të qëndrueshëm në vend. Ai u tha gazetarëve se ushtarët francezë do të jenë të parët që do të mbërrijnë në fushë dhe do të qëndrojnë në BeH për muajin e ardhshëm. Ushtarë nga Italia dhe Rumania do t'u bashkohen atyre dhe gjithsej 250 anëtarë të rezervës strategjike EUFOR janë planifikuar të mbërrijnë.

"Çdo vit, aftësia për të vendosur dhe integruar (forca shtesë) duhet të testohet për t'u njohur me procedurat dhe situatën në terren", tha gjenerali hungarez që komandon një forcë prej rreth njëmijë ushtarësh nga 23 vende. Në rast përkeqësimi të situatës së sigurisë, kontingjenti i EUFOR-it që është tashmë në terren mund të llogarisë në mbështetjen e menjëhershme të rreth 3.500 ushtarëve që janë pjesë e rezervës strategjike dhe janë gati për veprim. Ushtarët që do të mbërrijnë në BeH do të kryejnë stërvitje dhe patrullim së bashku me EUFOR-i që ndodhet tashmë në terren për t'u përgatitur për integrimin strategjik të forcave rezervë në rast të një krize që mund të kërkojë ndërhyrje ushtarake. Ministri i Mbrojtjes i BeH, Zukan Helez njoftoi se një batalion këmbësorie do të merr pjesë në stërvitje me anëtarët e forcave ushtarake të BE-së. Në vitin 2004, BE mori nga NATO misionin e monitorimit të situatës së sigurisë në BeH. Mandati i EUFOR-it, operacioni Althea, i nënshtrohet miratimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili vendos për të çdo vit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024