Është numër i lartë, le t’i numërojmë titujt e Leo Messit në karrierën e tij
Lexohet për: 1 min.
Lionel messoi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Lionel Messi më në fund e ka realizuar ëndrrën e tij më të madhe të karrierës profesionale.

Ai sot është kampion i botës më Argjentinën pas në finale e mposhti Francën e cila ishte kampion në fuqi pas ekzekutimit të penalltive.

Në këtë ndeshjes Lionel Messi ishte spektakolar duke realizuar tre gola për të konfirmuar se është një yll që do të mbetet në histori të futbollit, raporton KosovaPress.

Megjithëse ky ishte titulli i parë i botës më Kombëtaren e Argjentinës, sulmuesi i Paris-Saint-Germain ka një koleksion të tërë me trofe të fituar deri më tani në karrierën e tij.

Duke mbledhur tituj me klube dhe me Argjentinën si dhe çmimet personale, Messi ka fituar gjithsejtë 44 trofe, të renditura si më poshtë.

10 tituj në La Liga

1 titull në Ligue 1

7 Coppa del Rey

7 Superkupa të Spanjës

4 Liga të Kampionëve

3 Superkupa të UEFA-së

3 Kupa të Botës për klube

7 Topa të Artë

1 Kupë të Amerikës

1 Kupë të Botës

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025