Gjykimin e ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë, qytetarët po e vlerësojnë si të padrejtë, ndërsa mirëpresin banerin në qendër të Prishtinës me mesazhin “Ktheni në shtëpi çlirimtarët”.
Ramadan Krasniqi e vlerëson si të gabuar faktin që ish drejtuesit e UÇK-së po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në Hagë.
Ndërsa, Mehmet Mehmeti shprehet se lufta ka qenë e pastër dhe beson se do të kthehet në vendin e tyre.
“Mbarë populli shqiptar e di që është një padrejtësi ndaj krerëve të UÇK-së. Lufta ka qenë e pastër dhe e drejtë, prandaj shpresojmë që drejtësia do të bie në vendin e vet dhe liderët tanë të lirohen nga padrejtësia dhe të dalin të pafajshëm”, tha Mehmeti.Mehmet Mehmeti shprehet optimist se po të ishin ata në krye të Qeverisë, situata e mbrëmshme në Kuvend nuk do të kishte ndodhur.
“Sikur të ishin liderët që kanë qenë, që kanë dëshmuar se janë për Kosovën, sigurisht këto ngjarje nuk do të kishin ndodhur…Presim më shumë respekt dhe mburrje që t’i shohim ata ku e kanë vendin, në krye të Kosovës”, tha ai.
Mustafë Morina u shpreh ngjashëm si qytetarët paraprakë që mbajtja e atyre në Hagë është e padrejtë.
Qytetarët këtë pakënaqësi me ecurinë e procesit gjyqësor në Hagë e kanë shprehur edhe përmes protestave, të cilat çdo herë ishin masive.