Escobar të mërkurën në Prishtinë, takohet me presidenten Osmani
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë të mërkurën (nesër) në Prishtinë. Gjatë vizitës së tij, Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Në njoftim është bërë e ditur gjithashtu se pas takimit Osmani dhe Escobar, do të kenë deklaratë për media.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025