Escobar takoi Vuçiqin në Bruksel
Lexohet për: 1 min.
1. Gabriel Escobar 2022 (10)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Derisa nuk është arritur ndonjë marrëveshje ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të zbutur tensionet ndërmjet të dyja palëve, ky i fundit takoi në Bruksel, përfaqësuesin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabiel Escobar.

Takimi në mes Escobar dhe Vuçiq është raportuar nga mediat serbe, megjithatë nuk kanë dhënë më shumë detaje.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se nuk është arritur ndonjë marrëveshje në takimin e sotëm ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit, por të dy janë pajtuar të vazhdojnë diskutimet në ditët e ardhshme.

Jozyrtarisht është raportuar se dialogu për gjetjen e një zgjidhje për targat, në mënyrë që të mos ketë tensione në veri të vendit, mund të vazhdojnë në nivel të kryenegociatorëve por nuk përjashtohet mundësia që liderët të shkojnë sërish në Bruksel para ose më 31 gusht, megjithatë thuhet se kjo do të varet nga bisedimet që pritet të ndodhin në mes të kryenegociatorëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025