Escobar: Përshkallëzimi i tensioneve në veri ka qenë i shmangshëm
Lexohet për: 4 min.
96121684678528
1 vit më parë
Linku u kopjua

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Ai është shprehur për BBC se përshkallëzimi i tensioneve në veri ka qenë i shmangshëm.

“Ky përshkallëzim ka qenë pjesërisht rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar. Ajo i ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Ekzistojnë ndërtesa tjera prej të cilave mund të bëhet puna, dhe nëse asgjë tjetër, pandemia e koronavirusit na ka mësuar që mund të punojmë edhe nga lokacione alternative”, ka thënë ai, shkruan Rel. Escobar ka thënë se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës, kanë hasur në rezistencë.

“Nuk ka pasur nevojë që të shkohet në ato ndërtesa. Ato nuk e kanë ndonjë vlerë reale. Ato janë kryesisht të thata tani. Kurti na ka siguruar që ata kryetarë do të ushtrojnë vetëm autoritetet administrativ, për të kryer shërbime bazike komunale”, është shprehur ai.

Escobar ka përsëritur se duhet të thyhet cikli i dhunës dhe se të dyja palët, si Kosova, ashtu edhe Serbia, kanë përgjegjësi për të vepruar në atë drejtim.

“Shumë pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar janë duke e parë këtë situatë si përbalje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por na duhet ta kujtojmë se këtu ekziston edhe një dështim për arritur pajtim etnik brenda Kosovës. Ne i kemi inkurajuar të dyja palët që të angazhohen në dialog”, ka thënë.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot mund të rishikohet largimi i Policisë nga ndërtesat e komunave në veri, por së pari bandat e dhunshme kriminale, duhet të kthehen në Serbi apo të hyjnë në burg.

Kurti, për BBC tha se kryetarët e komunave në veri janë në zyrat e tyre dhe siç tha ai, kështu duhet të jetë.

“Në këto tri komuna, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, i kemi tri ndërtesa, dhe nëse jo kryetarët, atëherë kush duhet të jetë në to? Nëse nuk janë për kryetarët, kujt i shërbejnë ato? Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kështu duhet të jetë. Ne mund të rishikojmë largimin e Policisë nga këto ndërtesa, por së pari bandat e dhunshme kriminale, të cilat kanë sulmuar e plagosur gazetarët, policët tanë dhe ushtarët e NATO-s, duhet të kthehen në Serbi apo të futen në burg”, është shprehur Kurti.

Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar do të qëndrojnë të hënën dhe të martën në Prishtinë dhe Serbi, ku do të angazhohen për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale në veri. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29 maj) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave.

https://kosovapress.com/admin/kurti-rishikojme-largimin-e-policise-nga-komunat-nese-bandat-kriminale-kthehen-ne-serbi/
https://kosovapress.com/admin/kurti-zvogelimi-i-njesise-speciale-ne-veri-kur-te-largohen-bandat-kriminale/
https://kosovapress.com/admin/situate-e-qete-ne-veri-numri-i-protestuesve-simbolik/
https://kosovapress.com/admin/lajcak-dhe-escobar-ne-kosove-e-serbi-per-de-pershkallezimin-e-tensioneve-ne-veri/?fbclid=IwAR3CaW4BcUBI28KhJggAzCaHGgmIOIl9pksUgEGYy7xVBtSlQ5AIcDN9IWs
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024