Erërat e forta dëmtojnë disa ndërtesa në kryeqytet, qytetarët këshillohen t’i evitojnë lëvizjet
Lexohet për: 1 min.
era
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme të vogla në disa ndërtesa dhe rrugë të kryeqytetit.

Në një postim në Facebook thuhet se ekipet kanë dalë në terren për sanimin e  dëmeve dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë tjetër.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka këshilluar qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Ju lutemi të keni kujdes të shtuar, shmangni në maksimum lëvizjet e panevojshme dhe për çdo rast lajmëroni Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 122 33 ose 0800 122 44”, thuhet në deklaratë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025