Erërat e fora hiqen kulmin e një shkolle në Mitrovicë, të hënën nis mësimi
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Erërat e forta të së dielës kishin hequr një pjesën më të madhe të kulmit të Shkollës Fillore "Shaban Idrizi", në Zhabar të Mitrovicës, megjithatë pas një pune me dinamikë të madhe, nxënësit do të kthehen në shkollë të hënën, me datë 13 nëntor.

Sot është dita e pesë që nxënësit e kësaj shkolle nuk zhvilluan mësimin për shkak të këtij dëmi.

Drejtoresha e arsimit në Komunën e Mitrovicës, ka njoftuar se për sanimin e dëmeve, po punohet me dinamikë të madhe.

“Sipas planit nxënësit do të kthehen në shkollë të hënën, me datë 13 nëntor”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024