Erëra me shpejtësi rekorde u regjistruan të shtunën në ASHNA
Lexohet për: 1 min.
aSHNNAA
1 vit më parë
Linku u kopjua

Erërat e fuqishme që ndodhën të shtunën në Prishtinë, në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror është shënuar shpejtësia e erës më e larta e matur ndonjëherë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

https://kosovapress.com/admin/ererat-e-forta-heqin-kulmin-e-nje-ndertese-ne-prishtine-kater-vetura-te-demtuara/

ASHNA njofton se shpejtësia e erës prej 61.2KT, gjegjësisht 113.3 km/h është regjistruar në ora 14:59 sipas orës lokale.

“Në shënimet e të dhënave klimatologjike dhe statistikave meteorologjike nga Departamenti Meteorologjik - ASHNA, vërehet se shpejtësia maksimale e erës e matur në ASHNA në të kaluarën ka qenë 44kt apo 81.5 km/h”, thuhet në njoftim.

Stuhia e shoqëruar me erëra të fuqishme, shi e breshër ka shkaktuar dëme të konsideruara materiale gjithandej vendit tonë.

https://kosovapress.com/admin/shiu-i-rrembyeshem-dhe-ererat-e-forta-ne-prishtine-intervenim-ne-13-raste/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024