Erdogan në Tiranë: Do ta mbështesim Shqipërinë në shëndetësi dhe siguri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, mbajti një fjalim sot në ambientet e Kryeministrisë pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në fushat e bujqësisë, arsimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Ai theksoi se konsultimet e sotme thelluan partneritetin në fusha të rëndësishme.

Erdogan gjithashtu nënvizoi rëndësinë e diversifikimit të investimeve dhe vazhdimin e bashkëpunimit në shëndetësi, përfshirë operimin e përbashkët të spitalit të Fierit. Ai përmendi mbështetjen për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik në NATO.

“Ju përshëndes me ndjenjat e mia më të përzemërta  në emrin tim personal dhe kombit tim. Jam i nderuar që jam në vendin mik dhe vëllazëror, Shqipërinë, me rastin e takimit të dytë të Këshillit të Bashkëpunimt të Lartë. Siç e dini ne festuam vjet 100 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike më Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miqësore, të forcuara nga historia dhe afërsia kulturore, në fakt shtrihen përtej një shekulli. Sot me konsultimet tona e thelluam partneritetin mbi këtë them historik dhe kulturor. Shkëmbyem pikëpamje të hollësishme mbi fushat e bashkëpunimit që përcaktuam në Ankara vitin e kaluar. Ne konfirmuam vendosmërinë për të avancuar bashkëpunimin në tre fusha, bujqësisë, arsimin e lartë dhe marrëdhënieve me publikun e komunikimin. Të nderuar anëtar të shtypit, ne i shohim fushat tona në fushën e tregtisë  dhe investimeve që do të rrisin mirëqenien e popujve tanë. Në këtë kuadër ne vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur vëllimin tregtar, gjatë takimeve tona ramë dakord të diversifikojmë investimet tona për të përfshirë sektorë inovatorë që do të ofrojnë avantazhe në kushtet e sotme. Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë në fushën e shëndetësisë me operimin e përbashkët për spitalin e Fierit, që e ndërtuam në kohë rekord në vitin 2021. Ne gjithashtu do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për të mbështetur Forcat e Armatosura të Shqipërisë, partnerit tonë strategjik dhe aleatit tonë të NATO-s, në pajisjen me mjete ushtarake dhe trajnimeve ushtarake,” tha Erdogan. /EuronewsAlbania

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024