ERC Trade fiton çmimin “START UP Kompania me e mirë bashkëpunuese për vitin 2020-2022”
Lexohet për: 2 min.
ERC
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kompania ERC Trade nga Prishtina, një kompani udhëheqëse në fushën e tregtisë vendore dhe ndërkombëtare i është dhënë çmimi “START UP Kompania me e mirë bashkëpunuese për vitin 2020-2022” nga prodhuesi i njohur ndërkombëtar nga Italia “LOACKER” mbajtur më 23 prill ne Koln të Gjermanisë në kuadër të panairit më të madh në botë për ëmbëlsirat dhe ushqimet – ISM Koln 2023.

Çmimi njeh ERC Trade, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përfaqësimin dhe distribuimin e produkteve të njohura ndërkombëtare “LOACKER” në tregun e Kosovës.

Duke folur për çmimin, drejtori i përgjithshëm i kompanisë ERC TRADE, Arben Arifi, tha: “Dua të shfrytëzoj këtë rast dhe të shpreh mirënjohjen time për bashkëpunimin ndërmjet ERC TRADE dhe kompanisë italiane LOACKER dhe jemi thellësisht të nderuar me vlerësimin zyrtar dhe çmimin e fituar nga LOACKER - “StartUp kompania më e mirë bashkëpunuese për vitin (2020-2022)”.

Ai ka falënderuar për mundësinë për të punuar së bashku dhe theksoi se është kënaqësi dhe përvojë e veçantë ky bashkëpunim me kompaninë dhe ekipin e LOACKER.

“Së bashku kemi arritur momente të rëndësishme dhe jemi krenarë për progresin që kemi bërë dhe ndikimin pozitiv që kemi pasur. Duke parë përpara, ERC Trade mbetet e përkushtuar të eksplorojë mundësi të mëtejshme bashkëpunimi midis kompanive tona dhe të vazhdojmë të mbështesim rritjen dhe suksesin e njëri-tjetrit. Ju faleminderit për çmimin! Ju faleminderit për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj!”, thekson ai.   

Kompania ERC Trade, më bazë në Prishtinë është distributor i përgjithshëm i disa markave dhe produkteve të njohura ndërkombëtare në tregun e Kosovës. Produktet e shpërndara janë të një cilësie shumë të lartë, shumë të pasura në shumëllojshmëri dhe në përputhje me kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve në vend.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025