Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, kanë hapur ekspozitën “Rizgjimi në vlerat Kombëtare, Kosova Republikë”, në të cilën janë prezantuar dokumente të demonstratave nga viti 1981.
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bislim Bislimi derisa ka treguar më shumë për këtë ngjarje, ka theksuar se këtu paraqiten edhe materiale që lidhen me relacionin e shtypit amerikan të vendit tonë.
Ndërsa, Lorenc Agalliu nga drejtoria e përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, ka thënë se kjo ekspozitë që po prezantojnë së bashku është vetëm një copëz e gjithë sasisë të madhe dokumentare që arkivat disponojnë për historinë e Kosovës.
“Kjo ekspozitë që po prezantojmë së bashku është vetëm një copëz e gjithë sasisë të madhe dokumentare që arkivat disponojnë për historinë e Kosovës. Çlirimi i Kosovës nuk do të ishte iniciuar pa këtë ngjarje që po ekspozojmë sot, sepse pikërisht në këto data në vitet 70-81 janë nisur nder revoltat e para të popullit shqiptar të Kosovës për shpalljen e Kosovës të pavarësuar në masë”, tha ai.