Enver Hoxhaj mobilizon Drenasin: Zemrat rrahin për PDK-në dhe fitoren e 9 shkurtit
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
hoxhaj
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka vizituar mbrëmë Drenasin, ku është pritur me entuziazëm të madh nga përkrahësit e kësaj partie. 

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj ka ndarë një video nga vizita, duke theksuar përkushtimin e PDK-së për rikthimin në qeveri më 9 shkurt.

“Zemrat rrahin për PDK-në në Drenas! Për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për UÇK-në, për Kosovën, për fitoren e 9 shkurtit!” – ka shkruar Hoxhaj në postimin e tij, duke falënderuar qytetarët e Drenasit për mbështetjen e palëkundur ndër vite.

Videoja e publikuar tregon atmosferën e ngrohtë dhe mobilizimin e fuqishëm të qytetarëve, të cilët janë të vendosur për të mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje. 

Mbështetja për PDK-në në Drenas konsiderohet një nga shtyllat kryesore të fushatës, duke treguar traditën e gjatë të këtij qyteti si një bastion i fuqishëm i partisë. Fushata e PDK-së vazhdon me një energji të jashtëzakonshme, ndërsa mobilizimi i qytetarëve në të gjithë Kosovën është një dëshmi e besimit të tyre për një të ardhme më të mirë nën udhëheqjen e kësaj partie.

https://www.facebook.com/share/r/18fWkyPFJe/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025