Enver Hoxhaj mbledh mbështetësit në Suharekë dhe Rahovec: Jehona e fitores së PDK-së po përhapet gjithandej
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
IMG_6114
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Enver Hoxhaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka vazhduar takimet intensive me qytetarët në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në Opterushë dhe Zoqishtë të Rahovecit, ai prezantoi planin e tij për një Kosovë më të mirë, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik, përmirësimit të arsimit dhe forcimit të institucioneve shtetërore.

"Në Opterushë e Zoqishtë të Rahovecit, prezantova planin për Kosovë më të mirë! Me mbështetësit e PDK-së, bashkë për Kosovën!" , ka shkruar Hoxhaj. 

Ndërsa në Reshtan të Suharekës, ai u prit me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga qytetarët, të cilët shprehën mbështetjen e tyre të palëkundur për PDK-në. 

"Jehona e fitores së PDK-së ka filluar të përhapet gjithandej Kosovës,” deklaroi Hoxhaj, duke u zotuar për një qeverisje të përkushtuar dhe vizionare.

Këto takime janë pjesë e angazhimit të tij për të forcuar komunikimin me qytetarët dhe për të prezantuar platformën e PDK-së, e cila synon të adresojë sfidat kryesore të vendit.

https://www.facebook.com/share/p/18ehaLUd8s/?mibextid=wwXIfr

https://www.facebook.com/share/p/15k8fuSrkY/?mibextid=wwXIfr

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025