Enver Hoxhaj: Gjilani e ka ndarë mendjen dhe më 9 shkurt i jep besimin PDK-së
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
enver hoxhaj
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Fushata zgjedhore po hyn në fazën e saj përfundimtare, dhe mesazhi i kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, nga tubimi që kjo parti mbajti në Gjilan, është i qartë: Qytetarët e këtij rajoni i kanë dhënë mbështetje të fuqishme PDK-së.

Kandidati i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se më 9 shkurt qytetarët do të vulosin fitoren dhe do të hapin një kapitull të ri për të ardhmen e Kosovës. 

“Gjilani e ka ndarë mendjen dhe në këto zgjedhje do t’i japë besim Partisë Demokratike të Kosovës. Më 9 shkurt, bashkë e vulosim fitoren dhe hapim një kapitull të ri për të ardhmen”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Fushata e PDK-së po vazhdon me një mobilizim të madh në të gjitha komunat e Kosovës, me një fokus të veçantë në angazhimin për zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe reforma në qeverisje.

Artikull i sponsorizuar

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025