Enrique për vajzën e tij: Është gjallë, na shikon çdo ditë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Enrique
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Humbja e një vajze është gjëja më e keqe që mund të përjetojë një baba: Luis Enrique, i cili duhej t'i thoshte lamtumirën vajzës së tij, Xanës, e cila u nda nga jeta në gusht të 2019-ës..

Enrique, në biografinë e tij, ndër të tjera foli për humbjen e vajzës së duke thënë se ka shumë kujtime të mira më të. "A mund ta konsideroj veten të pafat apo me fat? Jam shumë me fat. Vajza ime Xana jetoi 9 vite të mrekullueshme me ne. Kemi shumë kujtime", ka thënë Enrique, përcjellë KosovaPress.

Trajneri i Paris Saint-Germain flet edhe për marrëdhënien me nënën e tij: “Ajo nuk donte foto të Xanës, derisa një ditë erdha në shtëpi dhe i thashë: “Duhet të vendosësh foto të Xanës, ajo është gjallë, ajo është me ne. shpirtërisht ne flasim çdo ditë për të."

"Mendoj se Xana ende na shikon. Sa herë që flasim për të qeshim, sepse dua që ajo të na kujtojë ashtu", thotë në fund Enrique.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024