Në vitin 1642 Abel Tasman filloi një mision.
Tasman ishte i bindur për ekzistencën e një kontinenti të madh në Hemisferën Jugore dhe ishte i vendosur për ta gjetur.
Më 14 gusht, Tasman e nisi lundrimin nga Xhakarta në Indonezi me dy anije të vogla dhe u drejtua në perëndim, jug, dhe pastaj për në lindje duke përfunduar kështu në ishullin jugor të Zelandës së Re.
Takimi i tij i parë me vendasit të quajtur Maori nuk shkoi dhe aq mirë.
Ai nuk u kthye më aty,edhe pse kishte të drejtë për faktin që ajo tokë ishte një kontinent i humbur.
Në vitin 2017, një grup gjeologësh deklaruan se kishin zbuluar Zealandian.
94% i kontinentit është nën ujë.
Pas katër viteve ky kontinent vazhdon të jetë një enigmë akoma për faktin që ndodhet dy kilometra nën ujë.
Megjithatë, në vitin 1995 gjeologu amerikan Bruce Luyendyk e quajti kontinent dhe sugjeroi të quhej Zealandia.
Zelandia fillimisht ishte pjesë e Gondwana-së.
Një tjetër mister është fakti që kur Zealandia përfundoi nën ujë, kontinenti u konsiderua si tokë e thatë. Kjo ngriti dhe pyetjen se çfarë mund të ketë jetuar atje.
Janë hedhur disa teori edhe mbi ekzistencën e dinozaurëve.
Një mister tjetër është gjithashtu forma e Zealandias në hartë.
Ajo paraqitet shumë e hollë.
Edhe pas kërkimeve të Tasmanit, 400 vjet më parë, kontinenti i tetë ka akoma shumë për të zbuluar. /ATSH/