Dronët që shënjestruan centralin bërthamor “Barakah’ në Emiratet e Bashkuara Arabe erdhën të gjithë nga Iraku.
Kështu pretendon Ministria e Mbrojtjes e Emirateve, duke sinjalizuar se sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga milicitë shiite irakiane, të mbështetura nga Irani.
Nuk u raportuan të lënduar apo rrjedhje radioaktive në centralin “Barakah” pas sulmit, për të cilin zyrtarët emiratas thanë se goditi një gjenerator në perimetrin e objektit.
Pavarësisht pretendimit të Emirateve asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithëse dyshimet kanë rënë mbi Iranin dhe grupet aleate të tij.“Gjithashtu theksojmë rëndësinë e bashkëpunimit efektiv rajonal dhe ndërkombëtar për të parandaluar çdo përshkallëzim apo dëmtim të stabilitetit të rajonit, apo cenim të sigurisë dhe sovranitetit të vendeve mike dhe vëllazërore”, shtoi al-Awadi, raporton AP, përcjellë KosovaPress.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve njoftoi gjithashtu se gjatë dy ditëve të fundit janë identifikuar edhe tre dronë të tjerë që kishin në shënjestër vendin, pa dhënë detaje për objektivat e tyre.