Emigrantët pranë kufirit të SHBA-së qepin gojën në formë proteste
Lexohet për: 1 min.
-640-0-yyyy-1645133251
2 vite më parë
Linku u kopjua

Disa emigrantë pa dokumente që po përpiqeshin të arrinin në kufirin e SHBA- së qepën gojën të martën gjatë një proteste ndaj refuzimit të qeverisë meksikane për t'i lejuar ata të hyjnë.

Fotot tronditëse të marra nga Reuters tregojnë emigrantët, kryesisht nga Amerika Qendrore dhe Jugore, duke përdorur gjilpëra dhe fije plastike për të qepur gojën e tyre në qytetin kufitar jugor të Meksikës, Tapachula.

Emigrantët, duke përfshirë disa që mbanin fëmijët e tyre, lanë një hapësirë të vogël për t'i lejuar ata të pinin lëngje.

“Shpresojmë që Instituti Kombëtar i Migracionit të shohë se ata po rrjedhin gjak, se janë qenie njerëzore.”

Zyrtarët e Institutit Kombëtar të Migracionit e quajtën protestën "shqetësuese".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025