Emërohet komiteti selektues për përzgjedhjen e filmit të Kosovës për Oscars
Lexohet për: 1 min.
Oscars
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qendra Kinematografike e Kosovës ka emëruar komitetin selektues për përzgjedhjen e filmit të Kosovës për edicionin e 96-të të Oscars. Komiteti i emëruar përbëhet nga Veton Nurkollari, Kaltrina Krasniqi, Sevdije Kastrati, Doruntina Basha, Fatmir Spahiu, Kushtrim Hoxha dhe Yllka Brada.

Komiteti selektues do të bëjë përzgjedhjen e filmit që do të dërgohet si propozim i cili mund ta përfaqësojë Kosovën në Akademinë Oscars.

QKK-ja kishte hapur thirrjen në muajin korrik të këtij viti për propozime të filmave në kategorinë ‘film ndërkombëtar/gjuhë e huaj’, i cili mund ta përfaqësojë Kosovën këtë vit.

Një film i Kosovës ishte nominuar për herë të parë për çmimin Oscar. “Shok” në vitin 2016 kishte kthyer sytë e botës nga Kosova.

Ndërsa në vitin e kaluar ishte filmi i regjisores Blerta Basholli, "Zgjoi", i cili ishte në listën e ngushtë prej 15 filmash, por që nuk arriti të nominohej në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Oscar është një prej çmimeve më prestigjioze të kinematografisë në botë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025