Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Hekurudhat e Kosovës, Train-Kos, Sh. A.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kabineti miratoi propozimin për emërimin e gjashtë anëtarëve të rinj të Bordit të “TrainKos”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se anëtaret e ri të këtij bordi janë Jetmir Nuka kryesues, ndërsa anëtar janë Vjollca Salihu, Luljeta Lutfiu, Kimete Fazliu, Afrim Bulluti dhe Ruzhdi Zeqiri.
Kurti tha se mandati i te emëruarve zgjate tri vjet.
Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme e cila preket nga realizimi i Projektit: Konservimi dhe Restaurimi i Shtëpisë në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut” (MMPHI).