Përbërja e re, këta janë drejtuesit e rinj në RTK
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Përbërja e re, këta janë drejtuesit e rinj në RTK
RTK
Foto Ilustruese
05/05/2026 - 21:35
Linku u kopjua

Bordi i ri i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka mbajtur sot takimin e parë në përbërje të re.

Gjatë kësaj mbledhjeje Dardan Beqiri është zgjedhur kryetar i Bordit të transmetuesit publik, derisa Xheraldina Cernobregu nënkryetare. Në këtë mbledhje, Bordi i RTK-së e ka emëruar Zana Spahiun, në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së.

Deri më tash, Zana Spahiu ka mbajtur pozitën e udhëheqëses së Zyrës Ligjore në RTK.

Monitoruesja, Flutura Kusari, juriste e së drejtës së medias, tha se sot u zgjodhen kryetari i bordit, nënkryetarja e bordit dhe U.D drejtorja e RTK-së. Sipas saj procedurat ishin në rregull.

"Do të vazhdoj të monitoroj veprimet dhe vendimet e tyre", shkruan ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026