Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i
policia veturat laura
25/07/2026 - 10:00
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është realizuar ekstradimi nga Kroacia në Kosovë i një shtetasi kosovar të identifikuar me inicialet A.G., i cili kërkohej me letër rreshtim ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, ekstradimi është kryer nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër të institucioneve të drejtësisë së Kosovës, ndërsa dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë.

Policia bëri të ditur se ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Kroacisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026