Ekspozitë me vepra të Jakov Xoxës
Lexohet për: 1 min.
iii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Biblioteka Kombëtare në Shqipëri ka çelur sot një ekspozitë me rrugëtimin e plotë letrar të Jakov Xoxës në 100-vjetorin e tij të lindjes.

Pas Qendrës Kombëtare të Librit është Biblioteka Kombëtare e më pas do të jetë Akademia e Shkencave që në radhë njëra pas tjetrës kujtojnë Jakov Xoxën në 100-vjetorin e tij të lindjes.

Biblioteka Kombëtare ka çelur sot një ekspozitë me rrugëtimin e plotë letrar të Jakov Xoxës, duke nisur nga poezia e tij e parë kur ishte 19 vjeç deri te romanet që i dhanë famën dhe rëndësinë e madhe që ka në letërsinë shqipe si: “Lumi vdekur”, “Lulja e kripës”, “Juga e bardhë”.

Duke ekspozuar novelat, dramat, studimet letrare, përkthimet, shkrimet publicistike në shtypin e kohës, kritikën letrare mbi veprën e tij në Kosovë nga Rexhep Qose, Ali Aliu etj.

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025