Tre autobusë të zbrazur eksploduan në periferi të Tel Avivit, rast që policia izraelite e quajti një "sulm të dyshuar terrorist".
Kjo ndodhi në parkingjet e qytetit të Bat Yam të enjten në mbrëmje. Nuk pati viktima, shkruan BBC.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar ushtrinë izraelite të kryejë "një operacion intensiv kundër qendrave të terrorizmit" në Bregun Perëndimor të okupuar si përgjigje. Pamjet në rrjetet sociale treguan të paktën një autobus në flakë në një parking, me tymin që ngrihej lart.
Zëdhënësi i policisë, Aryeh Doron, tha se oficerët ende po përpiqen të gjejnë bomba të tjera në Tel Aviv."Ne mund të jemi me fat nëse terroristët me të vërtetë e kanë vendosur kohëmatësin në orën e gabuar. Por është ende shumë herët për të përcaktuar", shprehu ai.
Sipas mediave lokale, një nga pajisjet që nuk eksplodoi, me peshën 5 kilogram, mbante një mesazh që thoshte "Hakmarrje nga Tulkarmi" – duke iu referuar një operacioni të fundit të ushtrisë izraelite kundër-terrorist në Bregun Perëndimor.
Ministrja e Transportit, Miri Regev, ndaloi të gjithë autobusët, trenat dhe trenat e lehtë në të gjithë vendin që të kryheshin kontrollime për pajisje shpërthyese, raportuan mediat izraelite.