Në diskutimin “E ardhmja e gazit në Kosovë”, Qeveria Kurti u kritikua për moszgjidhjen e problemeve energjetike në vend. Asaj iu kërkua që të mos vonohet me studim fizibiliteti për rikthimin e gazit.
Drejtor Ekzekutiv i Institutit Riinvest, Alban Hashani tha se në draft-strategjinë e energjisë gazi përmendet shkurtimisht dhe atë në kontekst të master planit të gazit, i cili duhet të hartohet, mirëpo sipas tij, aty nuk diskutohet shumë për mundësinë e gazifikimit të lininjitit, pra vetëm si infrastrukturë apo rrjet i gazit rajonal.
“Me të madhe është biseduar për atë se si do të ja bëjmë këtë dimër, me të madhe është biseduar se çfarë strategjie do të na sjell qeveria e re dhe në çfarë mënyre ne e shohim zgjidhjen e problemeve energjetike në Kosovë, dhe gjithmonë këtu kam përshtypjen se këtu ka munguar kryefjala. Kemi folur për qymyrin, që tash për këto flasim rreth 30 vite, dhe kemi evidentuar të flasim për diçka se sot në botë është në krye të paradigmës së re të zhvilluar, ajo është se si t’i përjetojmë zhvillimet energjetike në Kosovë, ajo është gazi dhe në 10-vjeçarin e fundit e kishim një strategji, e cila ishte strategjia 2018, 2019-2027, e cila ishte pak më ambicioze dhe ajo strategji e solli mes tjerash edhe obligimin që Kosova patjetër në të ardhmen të llogarit në gazin dhe të fillojë ta përgatis infrastrukturën e gazit. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi me luftën në Ukrainë, dhe ne pritëm që në atë moment kur qeveria vendosi të vjen me një strategji të re edhe pse rreth tetë vjet para se t’i kalojë afati strategjisë së kaluar, ajo ishte një potez i cili na çojë një mesazh ‘qy sa mirë’, po dëshiron ta bëjë një strategji e cila do të shkojë mbrapa lëvizjeve të fundit, do të sjell diçka të kohës, mirëpo nuk pamë asgjë, përkundrazi e pamë që është edhe me e reduktuar”, tha Shllaku.
Shllaku apeloi qeverinë që të mos vonohet me një studim fizibiliteti për rikthimin e prodhimit të gazit në Kosovë.
Ndërsa drejtori Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare të Studimeve Strategjike, Geri Selenica tha se mbas 2028 Shqipëria do të eksportojë 20 milionë tonë në vit dhe do të eksportojë 5 miliardë metër kub gaz natyror. Ndërsa tha se në Kosovë duhet të mendohet si të reduktohet ndotja nga qymyri.
“Potenciali më i madh energjetik që kemi ne në Shqipëri është nafta dhe gazi, dhe mbas 2028 Shqipëria do të eksportojë 20 milionë tonë në vit dhe do të eksportojë 5 miliardë metër kub gaz natyror. Ndërsa potenciali më i madh energjetik i joni është qymyri i Kosovës që janë rezervat e katërta në botë... Potencialisht Kosova mund të prodhojë 32 miliardë metër kub në vit, do të thotë është trefishi i tabit... Në Kosovë duhet të mendojmë si të reduktojmë ndotjen nga qymyri dhe jo të heqim qymyrin. Dhe po ta shohim hartën e ndotjes ambientale vendet më të ndotura më shumë se Kosova janë, Gjermania dhe Polonia, pikërisht prej qymyrit. Çështja është si ta bësh qymyrin të pastër, e cila bëhet me gazifikimin që ju e keni pasur”, tha Selenica.
“Cilësia e linjitit është jashtëzakonisht e ulët dhe përbërja e lagështisë dhe e hirit nuk janë të favorshme në prodhimin e energjisë elektrike, ndërsa prezenca e lagështisë është një kosto më e madhe e cila kërkon fillimisht kërkon të bëhet tharja e tij”, tha Restelica.