Kandidati i Partisë së Serbëve të Kosovës (PKS), Aleksandër Jabllanoviq nuk do të garojë për kryetar të Komunës së Leposaviqit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.
Bëhet e ditur se tërheqja e PKS-së nga gara zgjedhore vjen si pasojë e presionit të madh që po u bëhet serbëve të Kosovës nga Beogradi Zyrtar.Kujtojmë se avokati nga Beogradi, Ivan Niniq ka thënë se ata serbë që nuk mbështesin Listën Serbe vazhdojnë të persekutohen nga regjimi i Alekasandar Vuçiqi, shërbimet e sigurisë dhe Milan Radoiçiqi.
Për këtë ai ka përmendur arrestimin e një ish-zyrtari serb të Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar nga shërbimi serb i sigurisë.
Kujtojmë që, ditë më parë, Lista Serbe, që ka udhëhequr me katër komunat veriore ka treguar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sipas tyre deri në formimimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kujtojmë që, ditë më parë, Lista Serbe, që ka udhëhequr me katër komunat veriore ka treguar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sipas tyre deri në formimimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale do të mbahen në veri pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Kryetarët e këtyre komunave dhanë dorëheqje në nëntor të vitit 2022 për shkak të vendimit qeveritar për targat ilegale serbe.
Zgjedhjet në veri fillimisht janë caktuar për datën 18 dhjetor të vitit 2022, mirëpo ato janë shtyrë pas incidenteve nga grupe kriminale serbe ndaj zyratrëve të KKZ-ve dhe pamundësisë për organizimin e tyre./KosovaPress