Ekskluzive: Ja si fyhen dhe provokohen shoferët shqiptarë nga mbështetësit e Vuçiqit në Beograd
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Serbët që u transportuan të premten nga kompani të Kosovës për në tubimin e Vuçiqit në Serbi, janë tallur dhe kanë provokuar shoferët shqiptarë.
Në videon e siguruar nga KosovaPress serbët që mbështesin presidentin e Serbisë, dëgjohem teksa provokojnë me fjalët “Kosova është Serbi".
Lakmia e madhe për Kosovën ka bërë që serbët të shtrembërojnë edhe historinë. Madje, ata shkojnë aq larg sa që në propagandën e njërit prej mbështetësve të Vuçiqit thuhet se gjoja heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu “është serb”.
Ja komunikimi i plotë i serbëve që paraqiten në video:
- Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë, Zoti ndihmoftë a kuptoni, nuk kuptoni si nuk e kupton serbishten. Flisni serbisht, nuk dini serbisht.
- Nga je?
Nga Serbia, Kosova tokë serbe, rroftë Kosova, rroftë Serbia, Kosova tokë serbe , Perandori Dushan, Djuraç Kastriot - serb, Djuraç Kastriot, rroftë Djuraç Kastrioti, serbi Djuraç Kastrioti. Rroftë Serbia, rroftë Serbia, Kosova është serbe./KosovaPress