Ekskluzive: "Big Brother" së shpejti për herë të parë në Kosovë | ArtMotion dhe KlanKosova
Lexohet për: 1 min.
Artikulli-Portal
2 vite më parë
Linku u kopjua

Formati “Big Brother” po zgjerohet në një treg të ri mediatik, duke u transmetuar për herë të parë në territorin e Republikës të Kosovës, pas marrëveshjes me Banijay Rights.

Tashmë është zyrtare se marrëveshja mes Banijay, Artmotion dhe KlanKosova do të sjellë edicionin Big Brother VIP për herë të parë në Kosovë, në sezonin e ardhshëm televiziv.

Puna ka nisur si në aspektin teknik ashtu edhe në atë përmbajtësor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë.

Deri më sot, formati "Big Brother" është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34,000 episode, 8,500 banorë të përfshirë në format, 6,400 eliminime duke numëruar 90 milionë ndjekës në rrjete sociale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024