Ekonomia në Shqipëri do të ngadalësojë, ky është parashikimi i FMN-së
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet ndjeshëm në vitin 2023. Kriza globale e çmimeve dhe presionet inflacioniste mbeten rreziqet kryesore duke bërë që si qeveria ashtu edhe organizmat ndërkombëtare të kenë projeksione më pesimiste për ecurinë e ekonomisë.

Parashikimin më konservator e bën Fondi Monetar Ndërkombëtar sipas të cilit ekonomia shqiptare do të rritet me vetëm 2% në vitin 2023, më e ulëta sipas tij në rajon.

Ndikimi i luftës në Ukrainë, rritja e çmimit të energjisë dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike botërore shihen si faktorët kryesorë edhe nga Banka Botërore që pritet të ngadalësojnë edhe ritmet e rritjes ekonomike të vendit tonë.

Në vlerësimet e saj të fundit, Shqipëria pritet të ketë rritjen e prodhimit të brendshëm bruto 2.3% për vitin 2023, nga 3.2% të pritshëm në 2022 ndikuar nga ecuria mjaft pozitive e turizmit.  Thuajse në të njëjtat nivele e parashikon edhe Banka e Shqipërisë rritjen ekonomike për 2023, në 2.4% ndërsa evidenton inflacionin e lartë si rrezikun kryesor të ekonomisë.

Më optimiste ndërkohë është qeveria që në skenarët e  saj më negativë pret që në vitin 2023 ekonomia të zgjerohet me vetëm  2.6%, dukshëm me rënie krahasuar me pritshmëritë e vitit 2022 në 3.7%./TCh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024