Ekonomia e Eurozonës u përshpejtua pak në tremujorin e tretë, me ritmin e punësimit të përgjysmuar, treguan sot të dhënat nga Eurostati.
Sipas entit të statistikor të BE-së, ekonomia në Eurozonë u rrit gjatë këtij tremujori 0.4 për qind krahasuar me tremujorin paraprak kur shënoi rritje 0.2 për qind.
Në nivel vjetor, ekonomia e Eurozonës u rrit në tremujorin e tretë 0.9 për qind, pas rritjes 0.6 për qind në tre muajt e mëparshëm. Në BE, rritja ishte pak më e fortë, sipas një norme rritjeje paksa të rritur, në 1 për qind. Në tremujorin e pranverës ishte 0.8 për qind.
Ekonomia e Spanjës shënoi rritjen më të madhe në tremujorin e tretë me bazë vjetore 3.4 për qind. Franca shënoi rritje të aktivitetit 1.3 për qind dhe Italia 0.4 për qind. Gjermania, ndërkaq, shënoi rënie 0.2 për qind.Eurostati nuk kishte të dhëna për Kroacinë, Danimarkën, Greqinë, Luksemburgun dhe Maltën.
Numri i të punësuarve në eurozonë është rritur në periudhën korrik-shtator 0.2 për qind krahasuar me tre muajt e mëparshëm kur u rrit 0.1 për qind. Në BE u rrit 0.1 për qind, me të njëjtin ritëm si në pranverë. Punësimi në Evropë ka qenë në kufijtë e stagnimit qe nga fundi i vitit të kaluar.