Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri – Perëndimore (OEMVP) dhe Odën Ekonomike të Malit të Zi (PKCG) do të organizojnë sot konferencën rajonale “Promovimi i investimeve rajonale”.
Gjatë konferencës janë të parapara tri panele diskutuese me përfaqësues nga tri shtetet, ku do të diskutohet për rëndësinë e shkollimit dhe aftësimit profesional dhe ndërlidhjen me tregun e punës, ofertat e të bërit biznes që ka Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi si dhe këndvështrimi që kanë odat ekonomike për këto tema.
Konferenca zhvillohet në kuadër të implementimit të projektit rajonal nga Western Balkans Fund dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit rajonal.
Konferenca rajonale “Promovimi i investimeve rajonale” mbahet sot me fillim në ora 11:00 në Hotel International Prishtina në kryeqytetin e Kosovës.