Ekipi i Kosovës në boks udhëton nesër drejt Bullgarisë
Lexohet për: 1 min.
7-Federata e Boksit
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ekipi i Kosovës në boks do të udhëtojë nesër drejt Bullgarisë për Ligën Nacionale “Gala Mbramje” që është organizuar nga Federata Bullgare e Boksit.

Me këtë turne ekipi jonë i boksit do të përmbyll garat për vitin kalendarik 2022, ndërsa Kosovën do ta përfaqësoj boksieri, Shpejtim Shabani, raporton KosovaPress.

Në kuadër të kësaj mbrëmjeje do të boksojnë ekipi i Tigrave dhe ekipi i Ujqërve, ku në këtë të fundit merr pjesë boksieri jonë, Shabani.

Në kuadër të kategorisë 92+ kilogramë, Shabani do të përballet me boksierin bullgar, Jordan Morehon.

Me ekipin kosovar do të udhëtojë edhe trajneri Faton Xhakli dhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, ku ky i fundit është ftuar për ta ndarë drejtësinë.

Përballjet do të zhvillohen më datën 9 dhjetor në qytetin Svilengrad të Bullgarisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025