EIB mbështet renovimin e Pallatit të Rinisë për "Prishtina 2030"
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
EIB mbështet renovimin e Pallatit të Rinisë për "Prishtina 2030"
Janë diskutuar hapat e radhës për realizimin e projektit për konservimin dhe modernizimin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ministri nw detyrw i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim z. Damien Sorrell nga Banka Europiane për Investime (EIB Global), së bashku me Kryeshefin Ekzekutiv të Pallatit, Shpend Bilalli.
Ky projekt ka një rëndësi të veçantë strategjike, pasi Pallati i Rinisë do të jetë një nga vendngjarjet kyçe mikpritëse, stërvitore dhe garuese të Lojërave Mesdhetare XXI – "Prishtina 2030".
"Diskutuam për hapat e mëtejmë në realizimin e projektit për konservimin dhe modernizimin e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Ky projekt ka rëndësi të veçantë për sportin, rininë dhe kulturën në vend, si dhe paraqet një nga vendngjarjet kyçe për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030." U shpreh Gashani.
Pikat kyçe të projektit:
- Modernizimi: Ndërhyrje konservuese dhe përmirësim i infrastrukturës sipas standardeve ndërkombëtare.
- Asistenca Teknike: Mbështetje direkte nga EIB Global për zbatimin e saktë të projektit.
- Prishtina 2030: Përgatitja e sallave për fazat stërvitore dhe garat zyrtare të Lojërave Mesdhetare
Me këtë investim dhe mbështetjen e EIB Global, Pallati i Rinisë do të kthehet në një qendër moderne që jo vetëm do t'u shërbejë sportistëve vendorë, por do ta vendosë Prishtinën në hartën e organizimeve të mëdha ndërkombëtare siç janë Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.
KosovaPress