Education Code implementon projektin “Energji e re, Mësime të reja”
Lexohet për: 3 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Në një nismë frymëzuese për të ndryshuar të ardhmen energjetike dhe për të ndriçuar rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, ne jemi të lumtur të shohim një sukses të mrekullueshëm me projektin tonë "Energji e Re, Mësime të Reja’’, që mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), financuar nga Bashkimi Evropian (BE) në Kosovë, dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP Kosovo) në partneritet me komunën e Podujevës.

Gjatë kësaj rrugëtimi të frytshëm, 60 nxënës të shkollave të mesme në Komunën e Podujevës janë bërë pjesë e një udhëtimi të paharrueshëm drejt njohurive të reja, aftësive praktike dhe ndërgjegjësimit të rëndësishëm për energjinë e gjelbër.

Me ndjenja të thella krenarie, ju prezantojmë suksesin e projektit tonë, Energji e Re Mësime të Reja! Ky projekt ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt një Kosove të qëndrueshme.

Me pjesëmarrjen e 60 të rinjve, veçanërisht vajzave, kemi arritur qëllimet tona me sukses të madh duke mbajtur punëtoritë për mbrojtjen e mjedisit dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme të cilat kanë ofruar njohuri të thella për pjesëmarrësit tanë, dhe mësimdhënësit e tyre duke i frymëzuar ata të marrin masa për të mbrojtur ambientin dhe të promovojnë energjinë e rinovueshme në komunitetin e tyre.

Vizitat tona në teren në projekte për prodhimin e energjisë së gjelbër kanë sjellë njohuri thelbësore për të rinjtë, të cilat janë ndërgjegjësuar për rolin e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Në këtë rrugëtim, 55 nga pjesëmarrësit janë certifikata për pjesëmarrjen e tyre në punëtoritë dhe vizitat në terren në projekte të energjisë së rinovueshme në Kosovë. Dhe kjo është vetëm fillimi i një udhëtimi të gjatë drejt një të ardhmeje të ndritur dhe të qëndrueshme për pjesëmarrësit e projektit tonë të cilët do të veprojnë si ambasadorët e energjisë së gjelbër në të ardhmen.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhme më të qëndrueshme dhe të ndritshme për Kosovën tonë.

Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme të donatorëve tanë dhe Komunës së Podujevës në këtë rrugë të rëndësishme drejt ndryshimeve pozitive në shoqëri!

@European Union in Kosovo @UNDPKosovo @Regional Programme on Local Democracy in the WesternBalkans #EnergjiERe #FrymëzimInxhinirësh #eardhmjaeshtegjelbërt #planettëshëndetshëm

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024