Edon Zhegrova nominohet për lojtarin e vitit në Francë
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Paraqitjet mbresëlënëse të yllit të Kosovës, Edon Zhegrova po fillojnë të shpërblehen në Francë.

Zhegrova po kalon një sezon fantastik në kampionatin francez me Lille, ku janë shumë afër sigurimit të futbollit në gara evropiane për sezonin e ardhshëm, respektivisht për në Ligën e Kampionëve, raporton KosovaPress.

Lille qëndron në pozitën e katërt në Ligue 1 me 55 pikë, katër sosh më shumë se Nice në vendin e pestë. Zhegrova ka arritur të bëjë 44 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon me Lille, duke regjistruar 11 gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij.

Këto statistika dhe paraqitjet e tij tani po shpërblehen, pasi që Edon Zhegrova është nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Francë.

Ylli i Kosovës është në garë me Kylian Mbappen e Ousmane Dembelen e PSG-së, Aubameyang të Marseille e Lees-Melou të Brest.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024