Edinson Cavani bëhet me skuadër të re
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Edinson Cavani shumë shpejtë pritet që të zyrtarizohet si lojtar i ri i Valencias.

Klubi spanjoll është shumë afër që të nënshkruajë Cavanin si lojtar i lirë. Marrëveshja tashmë është duke u mbyllur.

Gazetari Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Cavani do të udhëtojë për në Valencia në orët e ardhshme pasi më në fund është arritur marrëveshja verbale, përcjellë KosovaPress.

Sulmuesi uruguajan do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Valenciasn, ndërsa interesim për shërbimet e tij kishte shprehur edhe Real Sociedadi por që kishte ofruar vetëm kontratë një vjeçare.

Trajneri Gennaro Gattuso e kishte prioritet kryesor Cavanin dhe tani kjo është një punë e përfunduar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024