Edi Rama nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’: Nuk ka plan për mbledhje të dy qeverive
Lexohet për: 2 min.
rama rama
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se nuk ka plan për mbledhje të dy qeverive mes Tiranës dhe Prishtinës. Ai përmendi grupin e unitetit për politikë të jashtme, teksa theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku i është dhuruar "Çelësi i Qytetit".

Në vizitën e Ramës në Prishtinë, nuk ka qenë në agjendë takimi me homologun e tij ga Kosova, Albin Kurti. Kryeministri shqiptar u pyet për raportet me “vëllain e vogël”.

“Vëllain e vogël e kam në Tiranë është drejtor i klubit ‘Partizani’, Olsi Rama...Ma bëtë pyetjen me shpresën që të më fusni në kurth por jam mësuar me këto kurthet. Po rash në kurth hidhem vet, nuk më fut dot njeri”, deklaroi ai para mediave.

Në konferencë për media, Rama u pyet edhe për mbledhjen e dy qeverive.

“Nuk ka plan për një mbledhje”, u përgjigj ai shkurt.

Ndërkaq, sa i përket grupit të unitetit për politikë të jashtme, Rama theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake.

Kryeministri shqiptar shtoi se po punohet për opsionet më të mira të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Rama shtoi se hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira.

Në takimin me kryetarin e Prishtinës, kryeministrit shqiptar, Edi Rama i është dhuruar “Celësi i qytetit”, ku Rama lavdëroi punën e kryetarit të kryeqytetit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kryeministri shqiptar, Edi Rama po mbështet Kosovën pa kursyer në arenën ndërkombëtare.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

I pari i kryeqytetit e ka falënderuar kryeministrit shqiptar për punën që bën për gjithë shqiptarët. /Sh. Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024