Edhe Partizani e Struga kërkojnë hapin e radhës në Ligën e Konferencës
Lexohet për: 1 min.
partizani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përveç Ballkani, në Ligën e Konferencës sot do të luajnë edhe dy skuadra të tjera shqiptare.

Bëhet fjalë për Partizanin e Shqipërisë dhe Strugën e Maqedonisë së Veriut, raporton KosovaPress.

Kampioni i Shqipërisë e fitoi ndeshjen e parë kundër skuadrës lituaneze Valmiera dhe sonte në “Elbasan Arena”, me fillim nga ora 20:00  do të kërkojë që ta mbrojë këtë rezultat për të kaluar në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

Nga ana tjetër, Struga do të luajë në udhëtim te skuadra nga Luksemburgu, Hesperange. Skuadra shqiptare ka avantazhin e fitores 3-1 nga ndeshja e parë dhe shihet si favorite për të vazhduar tutje.

Kjo ndeshje nis nga ora 20:00.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024