Edhe një pjesëtar i Forcës diplomoi në akademinë ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Toger Mendim Muçiqi, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ka diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai ka përfunduar me sukses programin 1-vjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj.

Në ceremoninë e diplomimit, të organizuar në hapësirat Akademisë, i pranishëm ka qenë edhe Princ Charles.

Për këtë ka shkruar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

"Urime togerit Mendim Muçiqi nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i cili ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj – një përvojë intensive, sa kërkuese fizikisht aq edhe sfiduese nga ana akademike. Ne ishim të nderuar të shihnim togerin Muçiqi të gradohej para mbretit Charles III në Paradën e 200-të të Sovranit, së bashku me Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj, Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës”, ka shkruar Ambasada në Facebook.

Në reagimin e Ambasadës thuhet se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Forcën në edukimin e oficerëve të rinj.

“Si aleat të Kosovës, ne do të vazhdojmë të mbështesim Forcat e Armatosura të saj dhe të ndihmojmë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në institucionet tona ushtarake më prestigjioze. Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka trajnuar më shumë se 25 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Sandhurst dhe angazhimi ynë për të edukuar një gjeneratë të re të FSK-së është i palëkundur”, thuhet në reagim.

Në akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst kanë diplomuar edhe pjesëtarë të tjerë të FSK-së, një prej tyre ka shërbyer atje edhe si instruktor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024