Agjencia e Kosovare e Privatizimit (AKP) ka hartuar një strategji për mbylljen e saj, e cila ka paraparë që deri më 31 dhjetor 2024 të shuhet ky institucion.
Kjo strategji fillimisht ishte mbështetur edhe nga vetë kryeministri Albin Kurti gjatë një vizite që kishte pasur në AKP.
Ky institucion jo që nuk u shua, por vazhdoi me shitjen e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore.
Po ashtu, gati një vit më vonë, gjatë një vizite në AKP, Kurti ka vlerësuar se çështja e parë dhe më rëndësishmja është përgatitja e strategjisë për mbylljen e AKP-së.Sipas tij, si rezultat i kësaj, kanë bërë klasifikimin e gjitha aseteve e 32 mijë hektarëve tokë në rreth gjashtë kategori.
Në atë mbledhje, kryetari i Komisionit për ekonomi, Ferat Shala pretendimet për mbylljen e AKP-së i kishte quajtur mashtrime.
KosovaPress ka kërkuar përgjigje në Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe në Qeverinë e Kosovës lidhur me veprimtarinë e AKP-së, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.
Shuarja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, krijimi i një Fondi Sovran dhe i një Banke Zhvillimore kanë qenë tri pikat kryesore për ekonomi në programin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...