“Ec me këpucët e mia”
Lexohet për: 1 min.
276036625_10158989628178253_929126334730618649_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Për shënimin e Ditës Botërore të sindromës Down nën moton “Ec Me Këpucët e Mia”, nesër organizohet marsh nën patronatin e presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Marshi fillon në ora 13:30 nga ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku do të vazhdohet me ecje deri te sheshi ”Zahir Pajaziti”.

Moto “ Ec Me Këpucët e Mia” bartë mesazh mbi sfidat nëpër të cilat kalon një person me sindromë Down.

Personat me sindromë Down vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme në të gjitha aspektet jetësore të cilat u pamundësojnë atyre jetën e dinjitetshme dhe realizimin e të drejtave të tyre të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të Republikës së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025