E zë lisi, vdes 39-vjeçari në Burincë të Gjilanit
Lexohet për: 1 min.
t32t32
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një person ka humbur jetën tragjikisht sot në Burnicë të Gjilanit derisa ishte duke prerë drurë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 16:53.

“Kemi pranuar informatën se në Burincë - komuna Gjilan, personin shqiptar shtetas i Kosovës (1983 ), me vendbanim në komunën e Kaçanikut, ishte duke prerë drurë, në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marra rreth orës 18:00 mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit”, ka thënë Hashani.

Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitet relevante, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti po hetohet nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025