E shkeli urdhrin mbrojtës, tentoi t’i vë flakën banesës së gruas
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
E shkeli urdhrin mbrojtës, tentoi t’i vë flakën banesës së gruas
Një person është arrestuar në Pejë mbrëmjen e së dielës, pasi që e kishte thyer derën e banesës së viktimës femër kosovare dhe më pas kishte tentuar t’ia vë flakën, mirëpo policia kishte arritur ta ndalojë.
I dyshuari, sipas forcave të rendit, kishte edhe urdhër mbrojtës, mirëpo nuk e kishte respektuar atë, andaj tash me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton KosovaPress.
Ndërkohë, policia në rajonin e Pejës, ka regjistruar edhe tri raste të dhunës në familje, gjatë të dielës.
Në Istog, një person u dërgua në mbajtje, pasi që dyshohet se i ka sulmuar disa femra familjare të tij, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.
Tretman mjekësor iu ofrua edhe një gruaje në Pejë, që dyshohet se u sulmua nga një familjar i saj. Ky I fundit u la i lirë, por rasti ndaj tij u hap, ashtu sikundër edhe ndaj një personi në Klinë, që poashtu dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje, brenda familjes.
Në raportin policor 24-orësh, njoftohet edhe për 5 raste të tjera të dhunës në familje në gjithë vendin.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.