Një zhvillim krejtësisht i pa pritur ka ndodhur në skuadrës e Supërligës së Kosovës, Gjilanin.
Në mëngjesin e së hënës, kryetari i këtij klubi, Florim Zuka përmes një shkrimi në “Facebook” ka njoftuar se ka dhënë dorëheqja nga pozita e kryetarit të klubit futbollistik Gjilani dhe që së bashku me atë është dorëhequr edhe gjithë kryesia.
Ai në fund ka bërë thirrje që të krijohet sa më shpejtë një kryesi e re në këtë klub.
Postimi i plotë i Zukajt në “Facebook”:
Në fillim të vitit 2017 e morëm në menagjim klubin e futbollit Sc Gjilani. Që nga momenti i parë jam angazhuar që klubi të ketë një strukturë të qëndrueshëm administrative dhe jam kujdesur maksimalisht që në aspektin financiar të mos ketë asnjë problem.
Për këto 5 vite e gjysmë kemi investuar një shumë të madhe të mjeteve financiare, e tëra pasuri familjare, duke sjellë në klub lojtarë për të cilët kemi menduar se mund të arrijmë synimet e përbashkëta që Sc Gjilani të pozicionohet në mesin e klubeve më të suksesshme në Kosovë.
Përkundër rezultateve të arritura, konsiderojmë se kjo nuk ka qenë e mjaftueshme dhe për këtë arsye qe nga momenti i publikimit te këtij njoftimi ofroj dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të klubit Sc Gjilani. Njëkohësisht edhe kryesia aktuale është e dorëhequr së bashku me mua.
Ftojmë të gjithë sportdashësit, donatorët, përfaqësuesit e Institucioneve komunale, dhe çdo person tjetër të interesuar qe të jap kontributin e vet ne krijimin e një kryesie të re në mënyrë qe Sc Gjilani të vazhdojë tutje drejtë synimit te përbashkët, titullin kampion.