E pabesueshme: Ronaldinho i rikthehet futbollit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
E pabesueshme: Ronaldinho i rikthehet futbollit
Ronaldinho
29/06/2026 - 09:04
Linku u kopjua

Legjenda braziliane Ronaldinho ka konfirmuar se do të rikthehet në fushën e lojës me Ravennan, duke bërë të ditur se do të luajë në ndeshje zyrtare gjatë sezonit të ardhshëm në Serie C italiane.

Në një intervistë për Flashscore, ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit e cilësoi transferimin te Ravenna si një sfidë të re në karrierën e tij, ndërsa tha se synon të japë maksimumin pavarësisht gjendjes fizike.

"Ravenna është një sfidë edhe për mua. Patjetër që do të luaj disa minuta në një ndeshje zyrtare. Pastaj do të shohim si do të ndihem. Sa i përket formës fizike, do të bëj më të mirën time", deklaroi Ronaldinho.

Braziliani shtoi se bashkëpunimi me pronarin e klubit, Ignazio Cipriani, nisi si një ide spontane, por më pas u shndërrua në një projekt konkret.

"Është krijuar një mirëkuptim i shkëlqyer me grupin Cipriani. Filloi pothuajse si një shaka, por më pas u materializua në diçka shumë më të madhe. Sidoqoftë, do të jem pjesë e projektit Ravenna dhe mund t'ju them se do të ketë shumë gjëra të reja", u shpreh ai.

Me këto deklarata, Ronaldinho konfirmoi edhe atë që kishte bërë të ditur më herët pronari i klubit, Ignazio Cipriani, se kampioni i botës me Brazilin do të zbresë në fushë në të paktën një ndeshje zyrtare të Ravenna-s në sezonin e ardhshëm të Serie C.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026