CONMEBOL e ka konfirmuar se madhësia e listës për Kupën e Amerikës 2024 është rritur nga 23 në 26 lojtarë.
Ndryshimi u njoftua të enjten pas një takimi të CONMEBOL të mbajtur në Bangkok të Tajlandës, raporton KosovaPress.
“Numri maksimal i anëtarëve të delegacionit në stol në ditët e ndeshjeve do të mbetet në 23, duke përfshirë lojtarët dhe stafin stërvitor,” tha CONMEBOL.
“Në rast se një skuadër zgjedh të nxjerrë 26 lojtarë – 11 në fushë dhe 15 në pankinë, numri maksimal i stafit në pankinë duhet të jetë 8. Është e rëndësishme të përmendet se numri maksimal i lojtarëve zëvendësues në stol për çdo ndeshje është 15, dhe numri minimal i lojtarëve zëvendësues në stol për çdo ndeshje është 7”, shkruhej më tej në komunikatën e CONMEBOL.
Zgjerimi është në kontrast me Kupat e Botës më të fundit të meshkujve dhe femrave, për të cilat FIFA vendosi që të dyja të mbeten me lista me 23 lojtarë.